Portieri 21-vjeçar shqiptar mbron portën e Lazios ndaj Milanit

Thomas Strakosha do të nisë nga minuta e parë sfidën mes Lazios dhe Milanit, duke u konfirmuar tashmë zyrtarisht si portier i dytë i skuadrës bardhekaltër dhe e ardhmja e këtij klubi.

Portieri 21-vjeçar shqiptar mbron portën e Lazios ndaj Milanit

Pak minuta më parë janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes që hap javën e 5 të Serisë A mes këtyre dy skuadrave dhe emri i portierit shqiptar figuron mes titullarëve në klubin e Lacios.

Një problem fizik i Federiko Marcchet-it ka detyruar trajnerin Simone Inzagi të bëjë ndryshim në portë. Ai nuk i ka besuar kroatit Vargiç, i cili erdhi gjatë verës për të luftuar për vendin e titullarit me Marcchet-in, por 21-vjeçarit shqiptar, i cili kësisoj bën debutimin e tij në skuadrën e Lacios.

Në të kaluarën, portieri i përfaqësueses shqiptare U-21 ka luajtur 13 ndeshje me fanellën e Salernitanës në Serinë B ku ai ishte huazuar nga Lacio.