Portierët e Zvicrës kanë filluar përdorimin e syzeve për sportist “Vision Up”

22.03.2017 09:44
Portierët e Zvicrës kanë filluar përdorimin e syzeve për sportist “Vision Up”

Fillimisht, ju falet të mendoni se portierët e Zvicrës, Yann Sommer dhe Marwin Hitz, po imitojnë “Men In Black”! Nën diellin në Lozanë, portierët mbanin të veshura syze dielli, në momentin që po bënin ushtrimet e tyre të zakonshme si pjesë e kombëtares. Po përse?

Një kompani eksperte në prodhimin e syzeve i ka nxjerrë në treg këtë lloj modeli, që shërben për të përmirësuar shikimin e sportistit dhe gjithashtu, fabrika që i prodhon garanton se ruajnë shkëlqimin e syve, i cili zbehet me kalimin e viteve. Janë prej xhami që nuk thyhet kurrë dhe peshojnë vetëm 150 gram.

Këto syze janë me bateri dhe në momente të caktuara mund të krijojnë edhe efektin “slow motion”.

Jo vetëm kaq, mënyra si ndriçon topin dhe lentja e vogël që zmadhohet dhe zvogëlohet në vartësi të largësisë së topit, shkruan Telesport.

Gjithashtu, syzet e quajtura “Vision Up” mund të improvizojë lëvizjet dhe trajektoret e topit gjatë goditjes së kundërshtarit dhe t’i tregojë portierit e në çfarë ane duhet të hidhet. Një tjetër mënyrë për të treguar se teknologjia dhe futbolli nuk mund të ndahen. Kompania japoneze që i ka prodhuar këto syze i vlerëson 500 euro.