Portali shqiptar mbyllë faqen si protestë ndaj plagjiaturës

Portali shqiptar mbyllë faqen si protestë ndaj plagjiaturës

Një portal i mbushur me lajme e rrëfime nga bota, të përkthyera nga mediat më prestigjioze në botë, të dielën e 4 gushtit, ka vendosur të dalë pamje tepër të thjeshtë: një fotografi me shenjën CTRL C (kopjim) dhe CTRL V (ruaj).

Arsyeja është e thjeshtë: një protestë kundër plagjiaturës në gazetarinë online.

www.bota.al ka vendosur në këtë mënyrë që të protestojë ndaj plagjiaturës së teksteve të publikuara në portal, nga portalet e tjera.

Për këtë kanë reaguar personalitete të ndryshme si gazetari dhe prezantuesi Lutfi Dervishi.

“Një nga të paktët faqe që lexoj çdo ditë sot më befasoi… Analizat dhe komentet e saj që kërkojnë mund dhe kohë për t’i gjetur e përkthyer i gjen, shpesh edhe pa cituar, në dhjetëra portale. Në këtë vend edhe tanket janë marrë pa leje dhe copyright këtu është përkthyer right to copy”, ka shkruar Dervishi.

proteste2

Portali i lajmeve dhe analizave gazetareske nga bota, është një nga portalet me lajmet më cilësore dhe të përkthyera në cilësinë më të lartë./Insajderi.com