Portali i afërt me zv/ministrin e PDK-së publikon fyerje ndaj gruas së Albin Kurtit

Portali ‘Gazeta Infopress’, i cili publikoi këtë artikull nuk ka impresum dhe nuk jep informata se në pronësi të kujt është. Por, portali publikon shpesh opinione dhe qëndrime të Rexhep Hotit të PDK-së, i cili mban postin e zv/ministrit të Kulturës. Rexhep Hoti ka qenë pronar dhe drejtues i Gazetës Infopres, kur publikohej në versionin print gjatë viteve 2006-2009.

Portali i afërt me zv/ministrin e PDK-së publikon fyerje ndaj gruas së Albin Kurtit

Portali ‘Gazeta Infopress’ ka publikuar sot një artikull në të cilin fyhet gruaja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Artikulli është titulluar ‘Publicisti Mulaj, platformë për shuarjen e Lëvizjes Vetëvendosje’.

Gazeta ka publikuar të plotë opinion e Isa Mulajt, i cili tregon arsyet e tij se pse kjo lëvizje duhet të shuhet dhe të ndalohet me ligj veprimtaria e saj.

Mirëpo, brendësia e këtij artikulli ka përmbajtje tejet fyese ndaj Albin Kurtit dhe gruas së tij.

Artikulli i publikuar nga ‘Infopress’ shpreh dyshime për nacionalitetin e Kurtit. Sugjeron se ai është një Kurd. Këtë autori e mbështet në ngjashmërinë e mbiemrit të tij që ka me këtë nacionalitet.

Po ashtu, në materialin e publikuar nga kjo gazetë hedhen dyshime për martesën e Kurtit me gruan e tij, Rita Knudsen. Autori pohon se ‘Albini dhe Rita u martuan për qëllime ideologjike, politike, të spiunazhit dhe terrorizmit, e jo të dashurisë’.

Këtë pretendim artikulli i publikuar nga kjo gazetë e mbështet në pohime bizare. Sipas artikullit të publikuar nga ‘Infopress’, Rita Knudsen nuk ishte aq e bukur për t’u martuar me të për shkak të dashurisë.

“… Rita, kur e kam takuar, ka qenë aq e shëmtuar dhe aq e thatë sa që i thosha një kolegu tim se kësaj sorrajke s’paska njeri as ku me ja shti, se siset unë si mashkull i kam më të mëdha se të kësaj dhe lirisht mundem me i dhanë cic. Mashkulli normal e ka pasur të pamundur të dashurohet në të sepse s’kishte as sise, as prapanicë, e as elemente tjera me ta çu sado pak. Ta çojke gërrdinë me shëmtinë e saj si shtagë asht e lëkurë‘, thuhet në këtë publikim fyes.

Artikulli i publikuar nga ‘Infopress’ vazhdon tutje me ofendime ndaj gruas së ish-kryetarit të Vetëvendosje, Albin Kurtit.

“Ky terrorist kurd e ajo spiune norvegjeze. Çka kanë të bëjnë këto me shqiptarë? Rita pasi u martua me Albinin filloi të bëhet më e plotë dhe pak më e bukur sepse Albini nuk e ka lënë keq për seks. E ju e dini se seksi ndikon shumë pozitivisht tek femrat e lodhura (të thata) dhe trupi u bëhet më i bukur. Ju mund të çuditeni se si Albini ka pranuar t’ia bëjë këtë terapi aq të mundimshme kur në fillim thoshte se “s’kishte dashuri në shikim të parë”, ndërsa ka pasur femra tjera shumë më të bukura se Rita. E unë nuk çuditem sepse Albini dhe Rita u martuan për qëllime ideologjike, politike, të spiunazhit dhe terrorizmit, e jo të dashurisë’, thuhet në këtë artikull.

Portali ‘Gazeta Infopress’, i cili publikoi këtë artikull nuk ka impresum dhe nuk jep informata se në pronësi të kujt është. Por, portali publikon shpesh opinione dhe qëndrime të Rexhep Hotit të  PDK-së,  i cili mban postin e zv/ministrit të Kulturës. Rexhep Hoti ka qenë pronar dhe drejtues i Gazetës Infopres, kur publikohej në versionin print gjatë viteve 2006-2009.

Logoja e portalit është e ngjashme me atë të Gazetës së publikuar në versionin print. Po ashtu, edhe portali e ka një rubrikë të emërtuar Infotech, të cilën e kishte edhe gazeta e shtypur dhe rrallë ka mediume që kanë një rubrikë të tillë.

isa