“Portalet të kenë së paku një redaktor”

“Portalet të kenë së paku një redaktor”

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Damjan Mançevski, propozon që portalet e internetit që publikojnë përmbajtje informative duhet që ta kenë së paku një redaktor, i cili nuk duhet të jetë pronar një kompanie.

Duke folur gjatë Konferencës Ndërkombëtare “E-shoqëria”, Mançevski ka deklaruar se problemi më i madh është përcaktimi i kufirit midis privatësisë dhe caktimit të rregullave.

“Qeveria nuk mund e vetme t’u japë përgjigje këtyre pikëpyetjeve. Duhet të hapen debate. Nëse jemi të famshëm si burim i “lajmeve të rrejshme”, mund të jemi edhe vendi ku ka filluar debati rreth ndonjë iniciative të koordinuar”, ka deklaruar Mançevski.

Sipas tij, promtotor të reformave në media duhet të jenë vet gazetarët, ndërsa Qeveria të krijojë hapësirë dhe lehtësime për debatet.