Porosia e Ahmetit për kundërshtarët: Mos i ikni debatit

Porosia e Ahmetit për kundërshtarët: Mos i ikni debatit

Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj kritikave se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë “nuk e ka shpenzuar buxhetin e komunës në tërësi”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë të kundërtën e atyre që e kanë kritikuar. Ka thënë se buxheti i komunës është shpenzuar në tërësi.

“Për katër vite Komuna e Prishtinës nuk e ka humbur asnjë cent. E ka shpenzuar tërë buxhetin e ndarë nga Grantet qeveritare dhe i ka shpenzuar të gjitha paratë e mbledhura nga taksat”, ka thënë ai.

Ahmeti po ashtu ka lënë një porosi për kundërshtarët e tij, duke thënë : “Mos i ikni debatit!”. /Insajderi.com