Polonia lejon shitjen e kanabisit në barnatore

Polonia lejon shitjen e kanabisit në barnatore

Farmacistët polakë e kanë të lejuar shitjen e kanabisit pasi që është legalizuar për qëllime mjekësore.

Sipas rregulloreve të reja që kanë hyrë në fuqi të mërkurë, kanabisi mund të përpunohet nga impiante të ndryshme në farmacitë polake, për sa kohë që është regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Produkteve Mjekësore.

Tashmë farmacistët janë të përgatitur për të bërë ilaçe shkruan “Indpendent”.

Sipas radios kombëtare polake thuhet se do të bëhet edhe trajnimi i specialistëve nëse është e nevojshme me qëllim të përgatitjes së ilaçit që përmban kanabis.

Sipas Odës Farmaceutike të Polonisë kanabisi do të përdoret për të trajtuar një gamë të gjerë të sëmundjeve. Duke përshirë epilepsin, dhimbjet kronike dhe simptoma të sklerozës. /Insajderi.com