Polonia do ta konsiderojë mundësinë të kërkojë shpërblim nga Berlini për dëmet në Luftën e II Botërore.
Zyrtarë polakë kanë vënë në dukje se përveç dëmeve kanë humbur jetën edhe 6 milionë njerëz të të gjitha moshave dhe gjinive.
Qeveria po analizon të gjitha detajet dhe bëhet e ditur se më 4 gusht do të paraqesin kërkesën e tyre para Berlinit.
“Është detyrë morale e politikanëve që të kërkojnë shpërblim”, ka thënë ministri i mbrojtjes, Mularczyk.
Çështja e shpërblimit është vënë rishtas në skenë nga politikanët polakë dhe ministri i mbrojtjes, Antoni Macierewicz.