Polonia dhe Ukraina mbyllin kufijtë, “bllokohen” kamionët rus (Video)

Polonia dhe Ukraina mbyllin kufijtë, “bllokohen” kamionët rus (Video)

Kamionët rus po përballen me udhëtime torturuese në drejtim të Evropës për shkak të mosmarrëveshjeve të Rusisë me Poloninë dhe Ukrainën.

Qindra kamionë kanë mbetur të bllokuar në tre pika doganorë mes Bjellorusisë dhe Lituanisë – alternativa e fundit e rrugës për futjen e mallrave ruse në Bashkimin Evropian pasi që Moska dhe Varshava kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje në rregullat transite, raporton euronews.

Një marrëveshje për trafikun e tregtisë mes Rusisë dhe Polonisë kishte përfunduar me 1 shkurt. Shoferët nga të dy vendet u ndaluan që të kalojnë kufijtë, kamionët që synojnë Evropën u drejtuan për në Klaipeda në bregdetin baltik të Lituanisë, raporton Insajderi

Rruga përmes Bjellorusisë merr një javë më shumë se sa ato që shpijnë direkt. Kamionët me tabela të regjistrimit rus po përballen me pritje deri 48 orë që të kalojnë kufirin me Lituaninë.

Në jug, Ukraina ka thënë se kamionët me mallra ruse përkohësisht nuk do të lejohen të hyjnë brenda vendit, një kundërpërgjigje reciproke pasi Rusia kishte ndaluar hyrjen e kamionëve të Ukrainës në Rusi.

Moska zyrtare ka akuzuar Ukrainën për pengimin e kamionëve rus për të arritur në Bjellorusi. Më herët Rusia ka thënë se ka bllokuar më shumë se 150 kamionë nga Ukraina të drejtuar për në Kazakistan./Insajderi.com