Politizohet krijimi i ushtrisë, Kadri Veseli ia atribuon meritat PDK-së

Politizohet krijimi i ushtrisë, Kadri Veseli ia atribuon meritat PDK-së

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, në Konventën e 8-të Zgjedhore të PDK-së, i ka siguruar zyrtarët e LDK-së se ushtria do të bëhet.

Ai i ka siguruar qytetarët e Kosovës se ushtria e Kosovës është fakt i kryer dhe do të bëhet shumë shpejt.

“Të tjerët le të merren me dilema, por ne do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës. Do ta bëjmë një ushtri moderne e profesionale, rojtare e sigurisë së atdheut tonë, kontribuuese e paqes dhe stabilitetit në rajon, anëtare dinjitoze e NATO-s, krenari e brezave që ëndërruan gjatë lirinë e Kosovës, krenari e brezave që do ta trashëgojnë shtetin e pavarur dhe sovran, Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Veseli.

Para disa ditësh kryetari i LDK-së dhe njëherësh kryeministri Isa Mustafa, ka deklaruar se ushtria duhet të bëhet vetëm në pajtim me faktorin ndërkombëtar, duke shprehur haptazi qëndrime të kundërta me atë të partnerit të koalicionit PDK-në.