Politikani suedez: Myslimanët nuk janë 100 përqind njerëz

Politikani suedez: Myslimanët nuk janë 100 përqind njerëz

Politikani suedez Martin Strid ka dalë nga partia Demokratët Suedez pas pluhurit që u ngritë në atë vend për shkak të deklaratës së tij se myslimanët nuk janë plotësisht njerëz.

Ai në konferencën kombëtare të partisë i ka thënë publikut se “në maje të shkallës prej 1 deri 100 janë ata të cilët i plotësojnë kushtet të jenë 100 për qind njerëz, ndërsa në fund janë myslimanët”.

Kjo nuk i mjaftoi dhe vazhdoi të japë edhe deklarata tjera.

“Të gjithë myslimanët janë diku në atë shkallë”, ka thënë ai.

“Nëse jeni ish-mysliman, atëherë e keni kaluar një pjesë të mirë të rrugës në përpjekje të shndërroheni në njeri”, ka shtuar ai, transmeton gazetametro.

Dhe ka përfunduar me atë se “dëshiron që myslimanët t’i lirojë nga Islami”, dhe se ka për qëllim që ata t’i bashkohen Demokratëve Suedez.

Fjalimin e ka xhiruar shtëpia televizive SVT, e cila të dielën publikoi se Strid është paraqitur në polici për shkak të fjalimit të urrejtjes, shkruan The Local.

Sekretari i partisë Richard Jomshof e ka quajtur deklaratën e Strid’it raciste dhe ka deklaruar se pret që ai menjëherë të përjashtohet nga partia. Julia Kronlind, deputete në parlament, e ka quajtur këtë deklaratë të “dëmshme”.

“Është keq, shumë keq. E kemi pasur shansin ta prezantojmë programin tonë, e tani të vetmen gjë që shkruajnë mediet për ne është ajo deklaratë”, ka thënë ajo.

Strid të dielën në mëngjes ka kërkuar falje për komentet e tij.

“Jam shprehur gabimisht, kur jeni nën stres dhe duke u ngutur ndodh të shpreheni gabimisht. Njoh shumë myslimanë dhe i kam miq të mirë. Njerëzit janë njerëz, natyrisht”, ka thënë ai.

Partia e ka përjashtuar nga anëtarësia, ndërsa kryetari i Demokratëve Suedez Jimmie Akesson ka thënë se kurrë nuk ka dëgjuar për të deri në fjalimin me të cilin e ka shqetësuar opinionin.

Martin Strid 100% människor

Martin Strid, ledamot i SD Borlänge sa nu idag under SD:s Landsdagar att muslimer inte är 100% människor och att han har en liten önskan att de blir SD:are.Fy fan…

Posted by Inte rasist, men on Saturday, 25 November 2017