Politikanëve francez u ndalohet t’i punësojnë anëtarët e familjes

Politikanëve francez u ndalohet t’i punësojnë anëtarët e familjes

Parlamenti francez të enjten ka marrë vendim që t’u ndalohet deputetëve dhe ministrave që të punësojnë anëtarët e familjes së ngushtë nëpër pozita të ndihmësve të vet.

Për ligjin i cili e forcon etikën politike, gjë që presidenti Emmanuel Macron pati premtuar në fushatë parazgjedhore, në dhomën e ulët të Parlamentit francez, Kuvendin Kombëtar, kanë votuar 353 deputetë, tre ishin kundër ndërsa 48 abstenuan.

Sipas ligjit, u ndalohet ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve që t’i punësojnë bashkëshortet, prindërit apo fëmijët, ndërsa personat e dënuar për vepra të caktuara penale nuk do të mund të kandidojnë për Parlament.

Projekt ligji tashmë ka kaluar në Senat.

Ndalesa është futur disa muaj pasi shpërtheu skandali në lidhje me kandidatin presidencial nga konservatorët, Francois Fillon në lidhje me bashkëshorten e tij e cila ishte punësuar si ndihmësja e tij, shkruan GazetaMetro.

Macron, gjatë fushatës u ngrit në vendin e dytë nëpër anketa pasi që gazeta satirike “Le Canard Enchaine” shkroi se bashkëshortja e Fillon, Penelope me vite kishte marrë pagën e ndihmës deputetit në zyrën e Fillon’i edhe pse nuk kishte punuar.

Drejtësia franceze aktualisht po heton edhe akuza të tjera kundër Fillon’it.