Politika bipolare e Labit: Tash ndryshon mendjen për demarkacion

Politika bipolare e Labit: Tash ndryshon mendjen për demarkacion

Para një jave deputeti i AKR-së Labinot Tahiri, kishte thënë se do t’i gjuante pasaportat e tij dhe të familjes së tij nëse demarkacioni nuk kalon. Por ai tash është luhatur në qëndrimin e tij për demarkacion

Ka thënë se ai nuk është më i sigurt nëse do të votojë pro marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Tahiri është një nga deputetët që ka qenë pro Demarkacionit, por tash ka thënë se nuk është më i sigurt, pasi kalimi i demarkacionit po varet edhe nga votat e Listës Serbe, njofton Klan Kosova

“Deri sot kam qenë pro Demarkacionit, por tash nuk e di meqë nuk po varet vetëm nga vota shqiptare”, ka deklaruar Tahiri.