Policët vërtetë gjatë karrierës së tyre shohin gjithçka, dhe kjo është vetëm edhe një dëshmi e kësaj.
Se vërtetë ata shohin gjithçka gjatë karrierës së tyre, edhe një herë kanë dëshmuar policët e qytetit anglez Milton Keynes.
Një police para disa ditësh e kishte ndaluar një vozitës të veturës në qytetin e përmendur, dhe kur ia kishte kërkuar patentën e shoferit, është pak të thuhet se është befasuar kur e ka parë.
Vozitësi ia kishte dhënë patentën e Homer Simpson edhe pse “nuk ishte duke vozitur” kjo figurë legjendare e serialit të popullarizuar të animuar.
Përveç që nuk kishte patentën e vozitjes, ai ka vozitur veturën pa sigurim për çfarë gjithashtu e ka fituar dënimin, ndërsa këtë rast të veçantë policia e ka publikuar edhe në Twitter./Insajderi.com.