Policia: Vrasja e dyfishtë në Deçan për arsye banale

Policia: Vrasja e dyfishtë në Deçan për arsye banale

Gjithçka besohet të ketë nisur pas një zënke që anëtarët e familjes Lushaj dhe Ramaj e kishin për një xham të autobusit.

Por ka përfunduar me dy të vdekur. Ata sipas raportimeve janë viktimat janë Burim Ramaj (1983) dhe R.Ramaj.

Kështu thotë komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në Deçan, Sejdi Dobraj.

Duke folur për Koha.net, Dobraj, nga vendi i ngjarjes ka thënë se e gjithë zënka mes këtyre anëtarëve të familjes ka nisur pas një zënke, që si duket deri tash ka lidhje me autobusë.

Këtë arsye ai e ka quajtur banale. Gjithashtu ka konfirmuar se ka një të arrestuar dhe se vet dorasi është në arrati.

Vrasjen sipas Dobrajt e kanë kryer babë e bir.

“Unë flas nga vendi i ngjarjes. Zënka mes personave të një familje Lushaj dhe tjetrës Ramaj ka rezultuar me dy të vrarë. Një person është arrestuar kurse tjetri është në arrati. Deri tash sa kemi marrë vesh bëhet fjalë se zënka ka filluar për një xham autobusi, që ka qenë banale”, ka thënë Dobraj për Koha.net.

Se vrasja ka zanafillën nga një zënkë e ka konfirmuar edhe një familjar i dorasit, që sipas Koha.net, ka thënë se deri tek vrasja ka ndodhur pas një zënke mes dorasit dhe dy personave tjerë./Insajderi.com