Policia turke arreston protestues se dëgjonin këngë kurde, por ata dëgjonin këngën e serialit “Narcos”

Policia turke arreston protestues se dëgjonin këngë kurde, por ata dëgjonin këngën e serialit “Narcos”

Policia intervenoi të ndalojë protestimet kundër përjashtimit të 16 akademikëve të Universitetit të Ankarasë, pasi gabimisht kishin besuar që protestuesit po lëshonin muzikë propaganduese kurde, raporton Hurriet Daily News.

Protestuesit faktikisht kishin lëshuar këngën spanjolle të serialit të famshëm televiziv “Narcos”, i cili tregon jetën e lordit Kolumbian të drogës Pablo Escobar.

Duke provuar të bllokojnë protestën, policia citoi një urdhër nga rektorati i universitetit, ndërsa studentët dhe akademikët thanë që nuk do largoheshin nga ai vend.

Pas refuzimit policia filloi ti largojë banerët e protestuesve dhe tu shpërthente ballonat.

Tutje policia i kërcënoi që do ti arrestonte nëse nuk do largoheshin, me ç’rast studentët e quan protestën në kantinën e kampusit të fakultetit të komunikacionit./Insajderi.com