Policia tregon sa ngacmime seksuale janë raportuar në tri vitet e fundit

162 raste të sulmit seksual janë raportuar në Kosovë vetëm brenda tre vjetësh.

Policia tregon sa ngacmime seksuale janë raportuar në tri vitet e fundit

 

Këto janë vetëm raste të raportuara, ndërkaq numri i sulmeve seksuale që kanë mbetur të izoluara dhe të raportuara është edhe më i lartë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, duke iu referuar statistikave, ka thënë se policia i trajton me seriozitet të tilla raste, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e tyre.

Rastet e tilla sipas sociologëve vijnë pikërisht si rrjedhojë e kushteve sociale dhe ekonomike.

Ata pohojnë e rastet e tilla kanë shënuar rritje pas luftës në Kosovë

Psikologu Naim Telaku thotë që rastet e tilla karakterizohen me pasoja të mëdha dhe se një veprim i tillë është shkelje e të drejtave të njeriut.

Zëdhënësi i Policisë, Hoxha, ka thënë se pikërisht për shkak të efektit dhe pasojës që kanë rastet e tilla, ato trajtohen në mënyrë të veçante nga policia dhe veprimet e tyre bazohen në procedura ligjore, njofton Express.

Të gjitha aktet seksuale, pavarësisht nga mosha, duhet të jenë me vullnet të lirë, në të kundërtën është shkelje e të drejtave të njeriut, dhe dënohet me ligj.