Policia thotë se është në kërkim të një personi për vrasjen e 16-vjeçarit

Policia thotë se është në kërkim të një personi për vrasjen e 16-vjeçarit

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se një person është në kërkim lidhur me rastin e vrasjes së Aulon Zeka. Kanë thënë se i njëjti person mund të ndihmojë në zbardhjen e vrasjes. Nuk kanë dhënë detaje të tjera për shkak të hetimeve.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se një person është në kërkim lidhur me vrajën e Aulon Zekaj, i vrarë të shtunën në Prishtinë.

Borovci ka thënë se i njëjti person që po kërkohet mund të ndihmojë në ndriçimin e rastit të vrasjes së të riut.

“Policia e ka krijuar një version për hetime. Një person në kërkim prej policisë, i cili në një ose mënyrë tjetër, mund t’i kontribuojë ndriçimit të ngjarjes. Jemi duke punuar në këtë drejtim. Po presim derisa të sqarohet rrethanat”, ka thënë Borovci, për Express, të dielën.

“Jemi duke i zgjeruar. Kemi një person në kërkim, i cili në një ose në formë tjetër kontribuon zbardhjes së rrethanave të këtij rasti. Për shkak të ndjeshmërisë dhe fazës fillestare të hetimeve nuk mund të japim informacione shtesë”, ka shtuar ai.