Insajderi publikoi një video në të cilën drejtori i Policisë s�" />

Policia thotë se drejtori nuk e shkeli ligjin, kallëpi ka qenë i telefonit jo revoles

Policia thotë se drejtori nuk e shkeli ligjin, kallëpi ka qenë i telefonit jo revoles

Disa orë pasi Insajderi publikoi një video në të cilën drejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Rexhep Sirjana, shihet duke kënduar në një ambient në një lokal në Prishtinë teksa pihet duhani, ka reaguar zëdhënësi i këtij rajoni, Agron Burovci.

Sipas tij, drejtori rajonal i Prishtinës në Policinë e Kosovës, Rexhep Sirjana ka kënduar në ambientin e lokalit në të cilën lejohet pirja e duhanit.

“Hapësira ku shihet drejtori i policisë duke kënduar është hapësirë e lejuar për pirjen e duhanit. Është terasë e jashtme rreth 70cm e hapur për pirjen e duhanit. Ndërsa kallëpi i revoles, është i zbrazet dhe nuk ka revole”  ka thënë ai.

Më pas Burovci ka sqaruar edhe një herë punën e kallëpit të revoles që sipas tij nuk ka qenë fare për revole.

“Ka qenë kallëpi i telefonit jo i revoles”, ka thënë Burovci.

Videon e publikuar nga Insajderi, Rexhep Sirjana e kishte publikuar në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com

https://www.facebook.com/rexhep.sijarina/videos/10210491419421986/