Policia me telegram ngushëllimi për familjen Rexhepi

Policia me telegram ngushëllimi për familjen Rexhepi

Policia e Kosovës ngushëllon familjen Rexhepi pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe njëherësh  ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit

“Policia e Kosovës në krye me menaxhmentin e saj, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe njëherësh ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

“Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës, duke e përkrahur dhe mbështetur në të gjitha sferat përderisa ishte Ministër i Punëve të Brendshme”, thuhet më tej aty.

Policia e Kosovës thotë se do ta përkujtojë çdoherë si një kontribuues të veçantë në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës, e në veçanti të përkrahjes dhe zhvillimit profesional të Policisë./Insajderi.com