Policia: S’ka rrugë të pakalueshme, por me vështirësi

Policia: S’ka rrugë të pakalueshme, por me vështirësi

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur pesë aksidente me të lënduar, 26 aksidente me dëme materiale dhe janë shqiptuar 242 gjoba.

Nga të gjitha këto aksidente nuk ka pasur raste me fatalitet ka thënë për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Me tej ai ka shtuar se deri më tash nuk ka rrugë që janë plotësisht të bllokuara.

“Nuk kemi asnjë informatë që ndonjë rrugë është tërësisht e bllokuar, në disa rrugë lëvizet me më shumë vështirësi”, ka thënë ai./Insajderi.com