Policia: Shtëpia e Isa Mustafës është sulmuar me koktej molotovi

Policia: Shtëpia e Isa Mustafës është sulmuar me koktej molotovi

Jo vetëm objekti i Kuvendit të Kosovës dhe ai i Qeverisë janë sulmuar me koktej molotovi sipas Policisë së Kosovës.

Nëpërmjet një komunikate për media Policia thotë se është sulmuar edhe shtëpia e kryeministrit Isa Mustafa.

“Rruga “Ilir Konushevci” te shtëpia e Kryeministrit të Kosovës – (është sulmuar me koktej molotovi hyrja e shtëpisë së kryeministrit të RKS-se, si dhe në afërsi të sajë janë konfiskuar një koktej molotovi i pashpërthyer dhe dy të tjerë të shpërthyera)”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Nuk raportohet për të dyshuar.