Policia shqiptoi 2207 gjoba brenda ditës së martë

Policia shqiptoi 2207 gjoba brenda ditës së martë

Policia e Kosovës nuk po e falë askënd që shkel rregullat e komunikacionit gjatë këtyre ditëve të gushtit.

Kësisoj, Policia e Kosovës për vetëm brenda ditës së martë ka shqiptuar fiks 2 mijë e 207 gjoba.

Siç raporton Klan Kosova, që citon një zyrtar policor, 60 për qind e dënimeve janë bërë për tejkalim shpejtësisë.

E nga 1 gushti i këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dënimet janë shtuar për më shumë se tre fish.

Vozitësit e intervistuar kanë mirëpritur këtë vendim të sigurisë duke thënë se u ndihmon që të jenë më të sigurt në komunikacion.