Policia shoqëron gjashtë persona në stacion për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka shoqëruar gjashtë persona në stacionin policor  për posedim të paligjshëm të narkotikëve.

Shoqërimi i këtyre personave ka ndodhur pas një operacioni të policisë që ka për synim garantimin e sigurisë publike gjatë fundjavës.

Gjatë këtij operacioni policia ka njoftuar se ka ndaluar mbi 100 vetura, ka shqiptuar 21 fletëparaqitje për kundërvajtje të trafikut, prej tyre 9 fletëparaqitje janë shqiptuar për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit.

Ndërsa gjashtë personat e shoqëruar në stacion policor (të moshës prej 22 – 31), pas përfundimit të inverstimit nga ana e policisë me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky operacion i policisë është realizuar në Prishtinë, në rrugën Tirana, Fehmi Agani, Migjeni, Luan Haradinaj, Enver Zymberi, Ahmet Krasniqi, respektivisht në afërsi të lokaleve të natës, që frekuentohen nga të rinjtë.

Raste të tilla, posedim të paligjshëm të substancave narkotike, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë që nga 1 janari i vitit 2017 deri më sot janë iniciuar gjithsejtë 231. /Insajderi.com