Policia sërish në “Dardani” për largimin e banorëve

Insajderi

Insajderi Drenusha Canolli

26.09.2016 11:14
Policia sërish në “Dardani” për largimin e banorëve

Policia sot në mëngjes ka nisur prapë aksionin për dëbimin e uzurpatorëve nga banesat në lagjen “Dardania”.

Polica ka larguar orenditë shtëpiake të banorëve, ndërsa banorët, në krahasim me herën  kaluar, ishin më të qetë.

Ata kanë thënë se “do ta lejojmë që polica dhe drejtësia të merren më këtë çështje, mirëpo kjo është e padrejtë dhe është kohë e papërshtatshme për t’u larguar, sepse fëmijët nuk po mund të shkojnë në shkollë”.

Prezent ka qenë edhe kryetari i KMDLNj-së, Behxhet Shala, i cili ka thënë se doli për të shikuar situatën, duke shtuar se largimi i këtyre familjeve është i papranueshëm, dhe kërkoi që bëhet zgjidhje për strehim.

“Është e palogjikshme dhe është e papranueshme, nga aspekti i të drejtave të njeriut që brenda një dite të nxirren 130 familje, me së paku 1 mijë banorë, pa ju gjetur një strehim alternativ”, ka thënë Shala.

Para një jave policia ka ndërmarrë një aksion të tillë në këtë lagje duke larguar 6 familje me urdhër të Gjykatës, për shkak të mosrespektimit të vendimit nga ana e banorëve për t’i liruar këto objekte.

Gjatë asaj dite ka pasur të lënduar dhe përleshje me policinë, me ç’rast një vajzë 12 vjeçare është gjuajtur nga kati i dytë i banesës, por që ka qenë jashtë rrezikut për jetë./Insajderi.com

p2 p3 p4 p5

 

 

Policia sërish tentot t'i largojë banorët e "Dardanisë"

Nai-post ni Insajderi noong Lunes, Setyembre 26, 2016