Policia sekuestron 60 aparate të lojërave të fatit

Policia sekuestron 60 aparate të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore të zhvilluar nga policia dhe me urdhër të gjykatës janë kontrolluar disa lokacione  ku janë gjetur dhe sekuestruar  60 aparate te lojërave të  fatit, 3 roleta dhe dokumentacione te ndryshme.

Këto aksione janë kryer në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti mbetet nën hetime.