Dogana sekuestron 30 mijë pako cigare

Dogana sekuestron 30 mijë pako cigare

30 mijë pako të cigareve të llojeve të ndryshme kontrabandë janë kapur në Pejë, nga njësitet e Doganës së Kosovës, raporton Insajderi.

Doganës së Kosovës, sipas një komunikate për media në bazë të informatave nga terreni ka reaguar me njësitë kundër kontrabandës që ka rezultuar me kapjen e kësaj sasie të cigareve në rajonin e Pejës.

“Njësitë e Doganës kanë realizuar kontroll pa paralajmërim tek një subjekt I cili merret me tregtinë me duhan, ku pas kontrollit të subjektit janë gjetur cigare të ndryshme pa banderola të Republikës së Kosovës” thuhet në komunikatë, transmeton Klan Kosova.

Me ketë rast pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore si dhe rasti është përcjell tutje për hetime./Insajderi.com