Policia raporton për një vrasje në Prishtinë

Policia raporton për një vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë, gjatë të cilave janë plagosur dy persona, N.S. , 33 vjeçar dhe R. C., 19-vjeçare.

Të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat N.S nuk ka mundur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 04:00, nga QKUK-ja policia është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

Aktualisht policia ka arritur që të identifikojë një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.

“Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin e Policisë.