Policia qëllon një person në Berlin

04.06.2018 09:22
Policia qëllon një person në Berlin

Një oficer policie gjerman ka qëlluar një austriak me një thikë në duar, i cili synonte të kryente një masakër në Katedralen e Berlinit pasditen e së dielës.

53-vjeçari është qëlluar në këmbë, sipas policisë së Berlinit, ndërsa edhe një oficer është plagosur gjatë incidentit, përpara se të dërgohej në spital.

Policia thotë se nuk ka asnjë të dhënë deri tani për motive terrorizmi pas këtij incidenti.

Rreth 100 persona ndodheshin në godinë gjatë kohës që ndodhën ngjarjet, rreth orës 16 të pasdites së të dielës. Policia njoftoi se ishte vënë në alarm nga një telefonatë e bërë nga një punonjës i katedrales

Përmes një deklarate, policia nxiti banorët të evitojnë spekulimet, ndërsa shtoi se detaje të tjera mbi incidentin do të pasonin. Dëshmitarë të cituar nga media gjermane thanë se personi dukej në gjendje “konfuze”.

Ndërkohë, pamje video nga vendngjarja treguan ekipet policore të armatosura rëndë që u rreshtuan jashtë katedrales, për të parandaluar çdo përshkallëzim sulmi. Dëshmitarëve të ngjarjes iu erdhën në ndihmë edhe këshillues psikikë.

Kisha e shekullit të XIX ndodhet në qendër të Berlinit dhe është një nga atraksionet turistike që tërheq më shumë turistë.