Policia publikon videon ku dy të rinj krenohen me 1 kg marihuanë

Policia publikon videon ku dy të rinj krenohen me 1 kg marihuanë

“Shumë bari ou, shumë shumë bari ou”. Nuk është tekst i Butës. Është intro e një video që F. M (20) dhe R. K (29) kanë realizuar para disa kohe, teksa “fryhen” se kanë bo shumë “bari” term i përdorur për marihuanën.

Të dytë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në një aksion në fillim të këtij muaji, duke rezultuar me 31 të arrestuar, teksa video është publikuar në kanalin zyrtar të Policisë në “Youtube” si provë materiale për dy të arrestuarit. Ata janë nga Prizreni.

“Tek të dyshuarit është gjetur sasia prej rreth një kilogram substancë e dyshuar si marihuanë, një cigare e cila dyshohet të jetë me mariuhanë si dhe 18 qese të najlonit të vogla të cilat dyshohet se i kanë përdorur për t’i mbushur me mariuhanë”, thuhet në përshkrimin e videos.

E në këtë video, F.M dhe R.K janë duke e bërë mbushjen e qeseve me marihuanë me qëllim që të shitet direkt. Një qese e tillë kushton nga 5 deri në 10 euro, por dy të arrestuarit shfaqen tepër “dillera” të mirë, pasi i mbushin plot qeset.

“keset full te Daja Ram, full i keni keset. Do njerëz ëndërrojnë me pas një 5-she e disa njerëz lozin”, dëgjohen duke biseduar dy të arrestuarit, derisa nuk përtojnë të krenohen edhe me rima.

“Ja ka nisë edhe me hanger bari, daja, se pipat e dajes jane rrit jane bo burra”. Përsëri nuk është BUTA. Janë dy të arrestuarit që tashmë janë të lirë, pasi sipas informacioneve zyrtare të Policisë, “në konsultim me prokurorin kujdestar në Prizren, të dyshuarve iu është shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë”.

Arrestimi i tyre ka ndodhur me 3 nëntor./Insajderi.com