Policia publikon fotot e sulmuesve të Parim Ollurit, kërkon ndihmë për identifikimin e tyre

Policia publikon fotot e sulmuesve të Parim Ollurit, kërkon ndihmë për identifikimin e tyre

Policia e Kosovës përmes publikimit të imazheve nga xhirimet e kamerave ku shihen sulmuesit e Drejtorit të Insajderit, Parim Olluri, ka kërkuar ndihmën për identifikim të tyre.

“Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse po  kërkojmë përkrahjen e  qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar”.

“Andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me personat e dyshuar  dhe vendndodhjen e tyre i lusim që informacionet e tilla përmes numrit 192, t’ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtori i Gazetë Insajderi, Parim Olluri, është sulmuar fizikisht, me 16 gusht në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.