Policia publikon fotografi të sulmuesit në Londër

Policia publikon fotografi të sulmuesit në Londër

Janë publikuar imazhet nga kamerat e sigurisë të sulmuesit vetëvrasës me bombë Salman Abedi në natën kur ai la të vrarë 22 persona në ‘Manchester Arena’.

Policia deri më tani ka bërë kërkime në 14 lokacione dhe ka arrestuar 13 persona si të dyshuar lidhur me sulmin.

Identiteti i Abedit ishte mësuar brenda sy orësh pas sulmit, tha policia.

Nga samiti i G7, kryeministrja britanike Theresa May, është shprehur se kërcënimi nga Shteti Islamik ende nuk po zhduket.

“Teksa ata humbasin territor në Irak dhe Siri, luftëtarët e huaj po kthehen dhe ideologjia plot urrejtje e grupit po shpërndahet online,”-u shpreh May, duke shtuar se lufta tashmë është zhvendosur nga fushëbeteja tek interneti.

Kryeministrja mori mbështetjen nga anëtarët e tjerë të G7, për të nxitur kompanitë teknologjike të zhvillojnë aftësi për të identifikuar materialet ekstremiste dhe për t’i raportuar të tilla përmbajtje tek autoritetet.