Policia po heton si u fut gazi në Kuvend

Policia po heton si u fut gazi në Kuvend

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për masat që po ndërmerr pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës.

“Bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka, Policia e Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, si dhe çdo gjë tjetër rreth hedhjes së gazit lotsjellës”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia e Kosovës shprehet se në vazhdimësi është duke bashkëpunuar dhe koordinuar me Prokurorinë e Shtetit, për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme pasuese në raport me deputetët të cilët kanë hedhur gazin lotsjellës.

“Edhe përkundër të gjitha vështirësive të shfaqura Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore”, thuhet në komunikatë.