Policia përgenjeshtron Dj Blunt – “Po është therrur, ai ka marrur trajtim mjekësor”

Policia përgenjeshtron Dj Blunt – “Po është therrur, ai ka marrur trajtim mjekësor”

Policia e Kosovës e ka përgenjeshtruar Dj Blunt, i cili para pak astesh tha për Insajderi se ai nuk është therrur me thikë, gjatë një zënke me disa persona në Prishtinë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se rreth orës 19:30 është lajmëruar ky rast, dhe që është dashur t’i jepet ndihmë mjekësore.

Sipas Borovcit, ngjarja ka ndodhur në rrugën B në Prishtinë, kurse policia tashmë ka filluar hetimet për zbardhjen e rastit.

Sipas informacioneve që i ka marrë Insajderi, këngëtari kosovar, tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

Disa video të publikuara disa minuta më parë në llogarinë e tij në Instagram, Blunt nuk ka dalur të flas e as të duket para kamerës. Aty është parë kolegu i tij, Real 1, i cili ka pranuar se ka ndodhur një ngjarje me Blunt, duke shtuar se nuk ka nevojë për panikë, transmeton Insajderi.

 

“Ku jeni o shaoolinat ma t;qartit atje. Mos boni panikë. Ka qenë një mosmarreveshje e vogël sot me babën shaoolin. Ju e dini që na jena babat, nishat… na jena nishat përjetë. Kur je njësh gjithmonë kanë me tu kap xhinja”, ka thënë Real 1 në një video të publikuar në Instagram./Insajderi.com