Policia pakistaneze vranë katër talibanë, pas sulmit me kamion bombë

Policia pakistaneze vranë katër talibanë, pas sulmit me kamion bombë

Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë vrarë katër militantë talibanë në lindje të qytetit Lahore, disa orë pasi një sulmi me kamionë bombë, nga i cili ka vdekur një person dhe janë lënduar 22 të tjerë, kanë thënë autoritetet.

Sulmet në qytetin e dytë me të madh në Pakistan janë ulur gjatë viteve të fundit, mirëpo grupet islamiste janë ende aktive në këtë zonë, duke përfshirë një sulm vetëvrasës të muajit të kaluar, nga i cili kanë vdekur 25 persona.

Zëdhënësi i departamentit anti terrorizën në Punjab, ka thënë se departamenti ka qenë duke mbledhur informacione se talibanët, ishin duke planifikuar sulm kundër policisë në Lahore.

Ende nuk është bërë e qartë nëse militantët e vrarë kanë qenë përgjegjës për sulmin e së hënës me kamionë bombë.