Policia e Kosovës shpërblen me 10.000 euro ata që kanë njohuri për sulmuesit e Kuvendit

Policia e Kosovës shpërblen me 10.000 euro ata që kanë njohuri për sulmuesit e Kuvendit

Policia e Kosovës ka vendosur të ofrojë shpërblim 10.000 euro për cilindo qytetar që jep informacione lidhur me kryesit e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton Insajderi.

Të enjten në mbrëmje në rrugën “Agim Ramadani”, ndodhi sulmi me mjet shpërthyes ndaj objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga e cila u shkaktuan dëma të konsiderueshme në fasadën e jashtme të Kuvendit.

“Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit t’a ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit të këtij akti dhe ofron një shpërblim prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro) për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti”, thuhet në kumtesën e PK-së.

Policia po ashtu ka njoftuar se “është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive në rast për të zbardhur këtë sulm dhe sjelljen para drejtësisë të kryesve të këtij sulmi sa më parë që të jet e mundur.” /Insajderi.com