Policia nuk arrin të gjejë autorin e vrasjes së djeshme në Prishtinë

Policia nuk arrin të gjejë autorin e vrasjes së djeshme në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se dje në rr. Fehmi Agani në Prishtinë, i dyshuari mashkull shqiptar për motive të panjohura, nga një veturë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të katër personave të cilët ishin duke ecur  rrugës, dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Si pasojë, viktima mashkull shqiptar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, i cili ka ndërruar jetë në emergjencë, ndërsa lëndime ka pësuar edhe viktima femër shqiptare, e cila është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

“Është  kontrolluar një  objekt ku dyshohet qe ishte fshehur i dyshuari, me këtë  rast  janë  gjetur dhe konfiskuar dy armë, njëra  armë  dyshohet që  ishte përdorur në  rast  dhe  një veture të  cilën e ka shfrytëzuar i dyshuari”, njofton policia.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin dhe në kërkim të tij.