Policia njofton për dy të lënduar në rastin e Mustafës

Policia njofton për dy të lënduar në rastin e Mustafës

Drejtori i Valës, Agron Mustafa, gjatë ditës së sotme është sulmuar nga dy zyrtarë të policisë.

Nga kjo përleshje janë lënduar dy persona. Personat e përfshirë në këtë konflikt janë shoqëruar për në stacionin e policisë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Insajderins se incidenti ka nodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Enver Zymeri”, ndërsa personat e përfshirë janë shoqëruar për në stacionin e policisë.

“Rreth ores 13:00 ne rrugen “Enver Zymberi” kemi pranuar informaten per nje rrahje. Ku te perfshire kane qene kater persona, dy prej te cileve kane pesuar lendime trupore. Lidhur me rastin ne fjale personat e perfshire ne rast jane shoqeruar ne stacion policor per intervistim”, ka thënë Ahmeti