Policia njofton për aktivitet e saj për dhjetëvjetorin e Pavarësisë

Policia njofton për aktivitet e saj për dhjetëvjetorin e Pavarësisë

Policia e Kosovës ka njoftuar për aktivitet e saj me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një shkrese ata kanë njoftuar se nesër me datën 16.02.2018, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Policia e Kosovës do të organizojë një aktivitet miqësor, bashkëpunues dhe vetëdijesues në aspektin e sigurisë.

Ky aktivitet policor do të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00 deri 12:00, ku do të kenë rastin të paraqiten njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, si dhe disa fëmijë me uniforma policore dhe simbole shtetërore.

Për më tepër gjatë këtij aktiviteti do të shpërndahen broshura të ndryshme vetëdijesuese, lapsa kimikë, revista policore “Mbrojtësi” etj.

Me këtë rast ftojmë mediat, fëmijët, prindërit dhe qytetarët në përgjithësi t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti policor, të bashkëbisedojnë me zyrtarët policorë dhe së bashku të festojmë 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. /Insajderi.com