Me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë npër rrugët e Kosovës, do të " />

Policia njofton mërgimtarët për gjobat që i presin në trafik

Policia njofton mërgimtarët për gjobat që i presin në trafik

Me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë npër rrugët e Kosovës, do të  filloj shpërndarja e broshurave sipas projektit “Për një vit më të sigurt në trafik”.

Policia njofton se lancimi i projektit zyrtarisht do të fillojë sot, e premte, me datën 20.07.2018 në orën 11:00, në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar, andaj, të njoftohen të gjitha mediat e interesuara për përcjelljen e këtij aktiviteti.

Sipas planifikimeve nga njësitë policore këto broshura do të shpërndahen në rrugë nacionale (autoudhë, magjistrale, rajonale), rrugë lokale, si dhe në pikat tjera kufitare, duke i njoftuar pjesëmarrësit në trafik për gjendjen e sigurisë rrugore në vend, gjobat e trafikut dhe në veçanti kufizimi i shpejtësisë së lejuar si dhe mundësinë e informimit/komunikimit për pjesëmarrësit në trafik me Policinë e Kosovës.

Ky projekt është i bazuar në Deklaratën e nënshkruar nga ministri i MPB-së, ministri i MI-së, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, që viti 2018 të jetë vit i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor.

Vetëm gjatë vitit 2017 kanë vdekur në aksidente trafiku 137 persona. Dita e diel është dita me më shumë aksidente fatale, 23 aksidente me fatalitet, kurse intervali kohor me bilanc tragjik është ai prej 14 deri 18.

Në bashkëngjitje gjeni projektin në gjuhët: shqip, serbisht dhe anglisht.

 

SHQIP FINAL