Policia nis ta zbatoj urdhrin e kryeministrit Haradinaj

Policia nis ta zbatoj urdhrin e kryeministrit Haradinaj

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion policorë kundër parandalimit të përdorimit të substancave narkotike, tek të rinjtë e në veçanti tek nxënësit.

Këtë aksion policia e Kosovës e ka zhvilluar në kryeqytet, (Prishtinë) dhe në qytetin e Gjakovës.

Daut Hoxha zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë për Insajderin se “ky aksion është realizuar në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurisë së përdorimit, abuzimit me substanca narkotike”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar edhe më tutje në vazhdimin e luftimit të kësaj dukurie për të krijuar një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët, në veçanti rininë dhe nxënësit”, ka shtuar Hoxha.

Hoxha ka treguar se Drejtoria për Hetim e Trafikim me Narkotikë gjatë vitit të kaluar dhe atij të kaluar  ka realizuar operacione të suksesshme policore në parandalimin dhe luftimin trafikimit me narkotikë.

“Gjatë operacioneve policore janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar si dhe shpartalluar grupe kriminale. Policia në bashkëpunim edhe me autoritetet tjera relevante në vazhdimësi po punon për parandalimin e rasteve te abuzimit me substanca narkotike”, ka treguar Hoxha.

Hoxha ka shtuar se policia e Kosovës do të ndërmarr masa të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre që janë të involvuar në trafikim apo abuzim me substanca narkotike dhe vepra tjera të kundërligjshme që rrezikojnë shëndetin e të rinjve tanë apo të nxënësve në veçanti.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë në një vizite në Policinë e Kosovës, ku ka theksuar se një nga çështjet urgjente me të cilën duhet të merret policia e Kosovës është luftimi i parandalimit të drogave të nxënësit. /Insajderi.com