Policia në Sharlotë e ka publikuar videon e qitjes fatale me armë

25.09.2016 15:22

Policia në qytetin amerikan, Sharlotë në Karolinën Veriore, e ka publikuar videon ku shihet vrasja e një personi zezak, javën e kaluar.

Policia në Sharlotë e ka publikuar videon e qitjes fatale me armë

Policia, po ashtu, i ka publikuar 24 fotografi të revoles dhe marihuanës, që policia thotë se i ka poseduar personi i vrarë, Keith Scott.

Oficeri i policisë, po ashtu, afrokano-amerikan, e ka qëlluar për vdekje personin Scott, më 20 shtator, duke shkaktuar protesta të dhunshme.

Familja e të vrarit thotë se ai ka pasur libër e jo armë.

arma

Por, shefi i policisë në qytetin Sharlotë, Kerr Putney, tha se ai kishte “absolutisht në posedim revole”, njofton Radio Evropa e Lirë.

Putney, po ashtu, tha se Scott, 43 vjeçar, kishte kryer edhe krim tjetër, për të cilin ai nuk ka elaboruar më tepër.

Në një video të xhiruar me telefon nga bashkëshortja e të ndjerit Keith Scott, ajo dëgjohet duke u thënë policëve se ai nuk ka revole.

Kjo vrasje ishte e fundit në vargun e të shtënave fatale të policisë në gjithë Shtetet e Bashkuara dhe ka shkaktuar tmerr dhe debate të ashpra për racën, varfërinë dhe raportet policore.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/XK6wbQLqTy4″]