Policët arritën tepër vonë në vendin e ngjarjes së një martese midis një djaloshi 22-vjeçar dhe një vajze pesë vjeçare.
Zyrtarët e policisë shkuan me nxitim në një fshat të vogël, pasi u informuan se një burrë i rritur po martohej me një fëmijë.
Thuhet se policia arriti vetëm pak minuta pas kurorëzimit, shkruan gazeta The Sun.
Kurorëzimi ishte kryer në qytetin Dakhan, në Pakistan.
Dhëndri Habibullah Shar u arrestua menjëherë pas dasmës së tij.
Nusja gjithashtu u kap në paraburgim së bashku me nënën e saj, raporton gazeta lokale Dawn.
Të gjithë të akuzuarit dhe nusja, thuhet se do të ndiqen penalisht nën Aktin e Kontrollit të Martesave të Hershme të Fëmijëve, të vitit 2013.
Martesa e fëmijëve në rajon është një krim që dënohet rreptë me burg. Mosha e lejuar për martesë është 18 vjeç.
Dënimi maksimal është tre vjet./Insajderi.com