Tre gazetarë të Gazetës Express, Artan Haraqija, Halil Halili dhe Ilir Ajdini  janë arrestuar sot nga policia maqedonase pa ndonjë arsye.

Sipas Gazetës Express, ata janë pran" />

Policia në Maqedoni arreston 3 gazetarë të Express-it

Policia në Maqedoni arreston 3 gazetarë të Express-it

Tre gazetarë të Gazetës Express, Artan Haraqija, Halil Halili dhe Ilir Ajdini  janë arrestuar sot nga policia maqedonase pa ndonjë arsye.

Sipas Gazetës Express, ata janë prangosur nga autoritetet maqedonase vetëm pse kanë xhiruar para ndërtesës së  Parlamentit të Maqedonisë.

Ndërkohë Kryeredaktor i Gazetës Express dhe autori i emisionit Zona Express, Leonard Kerquki, nuk po lejohet t’i afrohet stacionit policor ku po mbahen gazetarët./Insajderi.com