Policia në kërkim të dy personave që u përleshën tek palestra e fitnesit

Policia në kërkim të dy personave që u përleshën tek palestra e fitnesit

Polica e Kosovës është vënë në kërkim të dy personave të dyshuar të cilët u përleshën sot në Prishtinë, në një finesë.

Përleshja mes disa personave brenda palestrës së fituesit “Five Star” në Rrugën B në Prishtinë ka rezultuar me dy të lënduar, sipas raportimeve të para të gazetares së Insajderit në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka konfirmuar për Insajderin se janë në kërkim të dy personave të dyshuar.

“Rruga B- dyshohet te kete gjuajtje me arme. 2 persona te lënduar. Njeri me mjet te mprehtë dhe njeri nga goditja ne koke. Te dyshuarit kane ikur”, ka thënë Agron Burvovci për Insajderin.

Dy të lënduarit janë drejtuar për në QKUK për të marrë tretman mjekësor./Insajderi.com