Policia në Gjakovë asgjëson drogë e në Gjilan arreston një person për posedim të saj

Policia në Gjakovë asgjëson drogë e në Gjilan arreston një person për posedim të saj

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të 51 gramë substance Kokainë dhe ka asgjësuar 48 bimë narkotike.

Në rastin e parë policia gjatë një patrullimi në  një zonë malore në Gjakovë kanë hasur në një plantacion, ku kanë qenë të mbjella bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Sipas raportit të policisë në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe pas përfundimit të procedurave me urdhër të prokurorit është bërë asgjësimi i bimëve të dyshuara në vendin e ngjarjes.

Kurse në rastin e dytë Policia e Kosovës, mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Gjilanit, gjatë kontrollës në një veturë kanë gjetur të fshehura 51.2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë.

Policia ka arrestuar K. I. lindur me 1971, në dyshimin  për veprën penale ‘blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë./Insajderi.com