Policia ndërmerr aksion të gjerë kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia ndërmerr aksion të gjerë kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia e Kosovës ka kontrolluar 32 lokale në mbarë territorin e vendit, ku dyshohej se është zhvilluar veprimtari e trafikimit me qenie njerëzore.

Gjashtë nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorët komunalë për mungesë dokumentacioni përkatës dhe kanë filluar procedurat e parapara ligjore.

Si rezultat i këtij operacioni të gjerë të koduar si “Nëntori”, policia njofton se ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘pengim të kryerjes së detyrës zyrtare’.

Gjithashtu është konfiskuar një revole me nëntë copë fishekë dhe dy thika.

“Gjatë zbatimit të operacionit në lokalet e kontrolluara gjithashtu janë legjitimuar edhe 185 femra, shumica shtetase të huaja, nga Shqipëria, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia.Të njëjtave u janë konfiskuar dokumentet përkatëse dhe janë udhëzuar të paraqiten në Drejtorine e Migrimit dhe të Huajve pranë Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com