Policia ndalon përkohësisht futbollistin nga Uganda të hyjë në Kosovë

Policia ndalon përkohësisht futbollistin nga Uganda të hyjë në Kosovë

Futbollisti i Crvena Zvezdës, Khalid Aucho është ndalur nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Merdarës, derisa kontingjenti serb po vinte në Kosovë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore bamirëse më Graçanicën.

Sipas mediave serbe, futbollisti është nga Uganda dhe ky vend nuk e ka njohur Kosovën si shtet, prandaj është ndalur në kufi, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, kur drejtuesit e klubit serb po e përgatisnin rikthimin e tij drejt Beogradit, është dhënë drita e gjelbër nga pala kosovare që lojtari megjithatë të futet në territorin e Kosovës.

Mediat serbe e kanë vlerësuar këtë veprim të autoriteteve kosovare si një skandal. /Insajderi.com