Policia merr masa ndaj atyre që bezdisin qytetarët duke kërkuar lëmosh

Policia merr masa ndaj atyre që bezdisin qytetarët duke kërkuar lëmosh

Policia e Kosovës në Gjilan ka vendosur që të marrë masa ligjore për parandalimin e lypsarëve që kërkojnë lëmoshë në rrugët e këtij qyteti.

Njësitet e Policisë së Kosovës nga stacioni policor i Gjilanit, kanë evidentuar një numër në rritje të personave që po kërkojnë lëmoshë në pjesë të ndryshme të qytetit e veçanërisht nëpër qendra tregtare, pranë oborreve të xhamive dhe në qendër të qytetit.

Në njoftim thuhet se që nga fillimi i këtij viti deri në fund të muajit të kaluar janë evidentuar 28 raste

“Që nga fillimi i vitit pra në periudhën kohore  Janar-Qershor 2018 nga ana e policisë së Kosovës janë evidentuar gjithsej 28 raste: Prej tyre 18-raste PRQP, Kërkim i lëmoshën në vend Publik 7 raste ku është mbajt (shënim zyrtare proforma policore), si dhe 3-rast është njoftuar QPS pasi që lëmoshë kërkuesit, delikuentet kanë qen të mitur”.

“Gjithsejtë janë kontrolluar 46 Persona, nga ta kanë qenë: të rritur 36 ,dhe fëmijë 10. Në bazë të gjeturave evidente, Lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës kanë qenë 36, nga Republika e  Shqipërisë 9, dhe nga Republika e Maqedonisë 1. Me vendim të Gjykatës , Divizioni i Kundërvajtjes 4-Persona të Rritur të shoqëruar me një fëmijë janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë”, theksohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më tej thuhet se kërkimi i lëmoshës po shkakton skena jo të mira dhe bezdisje ndaj qytetarëve, pasi që në shumica janë gra dhe fëmijë.

“Vërtet janë skena jo të mira, dhe shkaktojnë bezdisje për qytetarët, pasi që një numër jo i vogël janë gra dhe fëmijë. Besohet se ofrimi i të hollave nga qytetarët po i josh ata që të jenë të pranishëm duke i ekspozuar edhe fëmijët në ditë me temperatura shumë të nxehta, gjersa shumë shpesh këto ndihma që i ofrojnë qytetarët me gjithë ndjenjën e humanitetit, ato të holla mund edhe të keqpërdoren nga persona keqbërës. Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha masat ligjore që këta persona të largohen nga rruga”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit./Insajderi.com