Dështimi i policisë në Graçanicë- Ndalon Gjuriqin, por e liron nën brohoritjet “Srbija, Srbija…”

Dështimi i policisë në Graçanicë- Ndalon Gjuriqin, por e liron nën brohoritjet “Srbija, Srbija…”

Policia e Kosovës e ka ndaluar të ashtuquajturin Drejtor të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, mbrëmë në Graçanicë.

Pas rreth gjysmë ore diskutimi mes policisë në njërën anë dhe Gjuriqit, zëvendëskryeministrit në qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq dhe kryetarit të Graçanicës, Valdeta Kostiq në anën tjetër, Gjuriq u lejua të qëndrojë në Kosovë gjatë mbrëmjes, raporton RTS.

Raportohet se policët kosovarë i kanë thënë Gjuriqit se duhet ta përcjellin për në Merdarë dhe nëse ai refuzon, do të arrestohej, shkruan lajmi.net.

“Pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës tentuan të më arrestojnë, por populli i mbledhur nuk lejoi një gjë të tillë”, deklaroi Gjuriq për mediet serbe.

Gjuriq gjithashtu deklaroi se ka pasur leje për vizitën e tij në përputhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe për këtë “nuk e kupton se pse policia donte ta arrestonte”./lajmi.net